Një autobus me 15 pasagjerë ka pësuar defekt në fshatin Tregan të Elbasanit sot në mbrëmje.
Raportohet se një pasagjere u hodh nga mjeti për të shpëtuar.
Ajo u transportua me urgjencë drejt Spitalit Kirurgjik të Elbasanit, ku ndërroi jetë pas disa orësh.
Mësohet se pasagjerët e tjerë që ndodheshin në mjet nuk kanë shfaqur asnjë problem shëndetësor.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e autobusit për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga “Blutë” e Elbasanit për detajet e plota të ngjarjes.