Sali Berisha ka dhënë komentin e tij lidhur ngjarjen e 21 janarit ku tha se nuk ka lidhje me zhkukjen e serverave të kryeministrisë.
“Serveri i kryeministrisë nuk ka asnjë lidhje. Nuk ka asnjë lidhje. Askush nga ata që merren me të, nuk kanë asnjë administrim nga kryeministri. IT-në e kanë thirrur ata dhe i kanë bërë hetim. Ka dalë krejtësisht i pafajshëm. Dalim te server. Në çdo godinë qeveritare ka një dhomë që e mban siguria dhe aty s’ka punë askush tjetër përveç atyre. Edhe 10 dosje të hapin, nuk kam asnjë lidhje.
Ka qenë një koleg i juaji që kalonte nga studioja në studioja duke mashtruar dhe duke thënë se kishte të dhëna të sigurta se Berisha ka pasur dijeni. U faktua që Berisha nuk kishte asnjë lidhje. Ushtria kishte një ligj që e shkëpuste nga Kryeministria, gjithçka ishte në varësi të Presidentit.
Unë u thashë këtë gjë, por një koleg i juaji thoshte se ka prova. Asnjë lidhje, asnjë provë nuk kishte”, është shprehur Berisha.