Dy turistët e huaj që kishin humbur rrugën në Parkun Kombëtar të Valbonës janë gjetur ditën e sotme nga efektivët e policisë.
Lajmin e ka bërë me dije policia, e cila ka njoftuar se turistët nga Suedia dhe Rusia u gjetën në vendin e quajtur Lugu i Valit dhe u shoqëruan drejt automjetit të tyre.
Policia bën me dije, ata u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore dhe në lokalizimin e tyre ndihmesë të madhe luajti dhe roli i qenit të policisë.
Ndërkohë në disa foto të publikuara ata shihen të veshur kuq e zi dhe të buzëqeshur, krah efektivëve.