Një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike është evidentuar nga policia e Skraparit.
Policia ka shpallur në kërkim një 44 vjeçar në fshatin Barçë, pasi u evidentuan kubikë me fidanë të dyshuar cannabis sativa dhe disa bimë cannabis sativa.
Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dy radiomarrëse.
Gjithashtu u procedua penalisht kryetari i fshatit Barçë, shtetasi A. R., 35 vjeç, pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale "Shpërdorim detyre".