Manushaqe Picari, e shoqja e Mexhit Picarit, që vrau me 5 plumba ish-dhëndrin e tij mesditën e të premtes ka ngritur gishtin e akuzës tek autoritetet e drejtësisë, si fajtore për ngjarjen e rëndë që ndodhi në familjen e saj.
”Shteti nuk ec mirë. Kur dhunohet një grua, në vend të futet në burg burri, kanë fut gocën”, tha ajo për mediat këtë të shtunë, duke dhënë detaje të reja se çfarë kishte ndodhur para krimit.
“E mora e përqafova dhëndrin i thashë të lutem o Kudret mos mu ndaj me gocën të kam si djalin tem i thashë”, u shpreh ajo, duke treguar se kanë kërkuar që marrëdhëniet mes çiftit të ndreqeshin.
Manushaqe Picari tha se viktima, Kudret Saliaj i kishte kërcënuar familjarisht edhe pak ditë para krimit.
“Ke edhe kamerat atje, mund ta shihni, ka ardhur me forustradë të zezë dhe ka torturuar gocën. Tha goca ‘u frikësova, se ishte një shtëpi e frikshme në mal’. Erdhi në lokal tha se do na vriste, erdhi me kamion të na shtypte. “Do ju vras, do ju zhduk familjen”, na tha. Ne shkuam menjëherë në Vorë. Ka qenë gjithmonë i dhunshëm. Jemi munduar t’i zgjidhim në gjykatë”.
Mësohet se ajo është larguar për shkak të frikës nga banesa ku jetonte me vajzën dhe burrin, të arrestuar tashmë për krimin.
“Unë me thënë të drejtën dhendri na ka rënë në qafë përherë, duke shajt burrin tim duke dhunu gocën, duke na dhunu neve komplet si familje, do ju vras e do ju bëj, gjithë gjërat. Për punë xhelozie e përzu gocën e sakatoi e coi në mal atje për ta gropos.
Megjithatë për të kërkuar drejtësi, rajoni numër katër kur goca ime ishte e vrame i kam edhe fotot në çantë, duke pasur atje duke shkuar me burrin duke i kërkuar ndihmë, shiko si ma ka bërë gocën, e ju më fusni gocën në burg, për dhunë në familje gjoja që ke shkuar në spital ti ke dashnor.
Nga ai moment e tutje, ai krijoi një xhelozi ‘ do ju vras komplet se më ka tradhtuar goca juaj’ thoshte. O Kudret nuk të tradhton kurrë goca ty i thashë.
Vajza ka pasur divorcin, e futi në burg edhe hapi divorcin vet. Goca nuk ka dëgjuar me ja dhonë.
Unë kam qenë në punë dje, ka ardhur policia më ka marrë, e hyri bëri kontroll te dhomat se unë nuk dija gjë. Vetëm e kam dit që dje kishte goca divorcin, i kam thënë mos shko mami, s’ke për t’ja dhënë divorcin kurrë se je nonë me tre kalamaj.
Më tha ‘kurrë nuk ia jap o mami’, por ai vetëm e kërcënonte”.