Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka ironizuar me intervistën e Ramës në ‘’Bild’’ se BE po çon në përçarjen e Ballkanit.
Vasili thotë se Rama ka të drejtë, pasi ka përmbushur 16 kushte antieuropiane.
Kurse nga ato 15 që i vendosi BE nuk ka plotësuar asnjë.
Ai thotë se Rama është eksituar dhe egërsuar pasi 16 kushtet antieuropiane që ka plotësuar mund ta anëtarësojnë në çdo sekt antikombëtar dhe të errët, por jo në Europë.