Rama poston pamjet e qendrës së pazarit të Gjirokastrës: Sot i shërben edhe fuqizimit ekonomik

Shqipëria

Rama poston pamjet e qendrës së pazarit të Gjirokastrës: Sot i shërben edhe fuqizimit ekonomik

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 17:31
Foto ilustrim

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ka publikuar pamjet nga qendra e pazarit karakteristik të Gjirokastrës.

Rama ndër të tjera ka përmendur edhe dyqanin e prodhimeve tradicionale të një tregtareje në këtë pazar ku thotë se furnizohet nga 60 familje gjirokastrite.

“#RESPEKT  Në qendër të pazarit karakteristik të Gjirokastrës, Manjola ka ngritur dyqanin e prodhimeve tradicionale shqiptare që sot furnizohet nga një rrjet prej 60 familjesh gjirokastrite të cilat ruajnë me pasion traditën e zahireve tradicionale.

Dyqani “E dua” është një tjetër histori suksesi e mbështetur financiarisht nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, që sot i shërben edhe fuqizimit ekonomik të zonjave duar arta të Gjirokastrës #SkaKohëPërPushim” shkruan Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat