Mediat greke identifikojnë “Lordin e Unazës”, kush është shqiptari që kontrollonte trafikun e kokainës në Athinë

Shqipëria

Mediat greke identifikojnë “Lordin e Unazës”, kush është shqiptari që kontrollonte trafikun e kokainës në Athinë

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 22:06
Policia greke

Mediat greke kanë identifikuar liderin e grupit të shqiptarëve që siguronte kokainën direkt nga Holanda dhe e shpërndante atë në Athinë, e që së fundmi kërkonte që të hynte edhe në tregun e Mikonosit, ishulli grek i vizituar nga VIP-at gjatë verës.

Sipas tyre personi që drejtonte grupin ishte 44-vjeçari shqiptar me inicialet Gj.K. Ai cilësohet si “Lordi i Unazës”, pasi me “Unaza” njihej grupi që drejtonte me aktivitet të theksuar shpërndarjeje kokaine në Athinë.

Sipas mediave greke ai rezulton të jetë një person me precedent të mëparshëm penalë dhe një emër mjaft i rrezikshëm për policinë greke. Në vitin 2017, Kapaj ishte mjaft me fat pasi i shpëtoi një atentati në një lokal në Glifadha të Athinës, ngjarje ku mbeti i vrarë biznesmeni shqiptar, Roland Shembitrasi.

Ngjarja ndodhi në tetor të vitit 2017, në një nga lokalet më të njohur të Athinës që ishte në pronësi të Shembitrasit. Kapaj mbeti i plagosur, por pak ditë më vonë ai la spitalin për të vijuar jetën e tij normale, ndërsa miku i tij, u përcoll për në banesën e fundit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat