Xhelal Mziu është nostalgjik për fushatën dhe ka postuar në Facebook disa foto të shkrepura gjatë udhëtimeve në zonat e thella të Qarkut të Dibrës në kërkim të votës për opozitën.
Mziu shfaqet mbi mushkë e duke pastruar dëborën, që ende nuk kishte shkrirë në atë kohë në malet e Dibrës.
Qarku i Dibrës u fitua nga PD me rezultatin 3 me 2.
Mziu kryesonte këtë listë dhe udhëhoqi fushatën e demokratëve, ndërsa u bë protagonist për deklaratën e bërë pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan, kur tha se “të gjithë ata që do të blinin vota do të përfundonin si ai në Elbasan”.