Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, të hënën do të jetë për vizitë zyrtare në Shqipëri.
Ai gjatë qëndrimit në Tiranë do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta dhe kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.
Vizitën e fillon te kryeparlamentari i Shqipërisë, Ruçi në ora 10:00.
Ndërsa më pas vazhdon në Presidencë te Ilir Meta nga ora 11:30 dhe në fund do të takohet me Lulzim Bashën në selinë e PD-së me fillim nga ora 12:30.