Gjykata e Fierit cakoi sot masën e sigurisë "arrest me burg" për Luftar Panahori, i cili shembi urën e Darzezës me kamionin e tij.
Mëngjesin e së enjtes, 3 qershor 2021, shtetasi Luftar Panahori kaloi mbi urën e Darëzezës me një kamion që kishte të lindur nga pas një kabinë plazhi dhe një vinç.
Për shkak të peshës së rëndë, struktura u shemb, duke izoluar përkohsisht mbi 2000 banorë.
Panahori akuzohet për “shkatërrim të rrugëve”.
Zgjedhjet e shpeshta janë zgjidhja
Zyrtarët e emergjencave në Fier u shprehen se falë ndihmës së forcave të armatosura, ura do të jetë në funksion të banorëve brenda pak ditësh.
Banorët që kanë më shumë se 24 orë të izoluar thotë se po i vështirësohet situata për të marrë shërbime edhe për urgjencat.