Aksident në Tiranë/ Mjeti del nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjerja

Shqipëria

Aksident në Tiranë/ Mjeti del nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjerja

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 18:18
Foto ilustrim

Një aksident është shënuar pasditen e kësaj të diele në kryeqytet.

Sipas informacionit paraprak të dhënë nga policia mësohet se një 27-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit të cilin drejtonte dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar vetë ai, shtetasi me inicialet A.H., dhe pasagjerja D.H., 25 vjeçe, e cila ndodhej së bashku me të në mjet. Të dy janë dërguar menjëherë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekësve.

Aksidenti me dy të plagosur është shënuar rreth orës 17:30, në rrugën “Shefqet Kuka” në kryeqytet, ndërsa vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat