Policia rrugore shton patrullat në rrugë, 256 gjoba, 32 pezullime patentash dhe 1 arrestim

Shqipëria

Policia rrugore shton patrullat në rrugë, 256 gjoba, 32 pezullime patentash dhe 1 arrestim

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 19:40
Foto ilustrim

Policia Rrugore ka shtuar patrullat në akset rrugore dhe në hyrje të Tiranës, Elbasanit, Durrësit dhe në rrugën e Kombit, pasi fluksi i automjeteve është shtuar ndjeshëm për shkak të kthimit të qytetarëve nga zonat bregdetare dhe turistike drejt Tiranës dhe Morinës .

Situata po monitorohet me dronë e radarë dhe alkooltestues për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që kryejnë parakalime të gabuara, që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, apo që drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Prej orës 16:00  janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 256 drejtues mjetesh që kryenin parakalime të gabuara apo sjellje agresive në rrugë. Nga monitorimi me radar e dragera, Policia Rrugore në të gjithë vendin gjatë orëve të pasdites së sotme ka pezulluar 31 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 12 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin  e alkoolit. Nga shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës është vënë në pranga shtetasi B.B, 55 vjeç, pasi drejtonte një mjet taxi 8+1 në gjendje të dehur në masën 0.94 mg/l." - njofton policia.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ruajnë largësinë e sigurisë ndërmjet mjeteve për shkak të trafikut të rënduar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat