Vlora ishte ndalesa e radhës e kandidatit për kryetar të Partisë Demokratike Fatbardh Kadilli.
Gjatë një takimi me anëtarë të strukturave të kësaj partie ai kërkoi më tepër angazhim dhe zgjerim të forumeve në mënyrë që PD të sigurojë më shumë elektorat dhe mbështetje.
"Secili të ketë organizata e veta me anëtarë se kjo e zgjeron partinë. Unë prandaj them që partia të jetë më e madhe se vetvetja."
Një thirrje kishte edhe për të rinjtë.
"Në kohën e iphone unë dua iforum, por nuk dëgjon njeri në parti."
Fatbardh Kadilli është një nga katër kandidatët për kryetar të Partisë Demokratike ndërsa zgjedhjet për këtë post do të zhvillohen të dielën e 13 qershorit.
Vrasja te gjykata e Tiranës, babë e bijë vëzhguan për gjysmë ore lëvizjet e Saliajt, dëshmitë kontradiktore në polici.