Kryeministri Edi Rama ka publikuar thënien e radhës në rrjetet e tij sociale!
Thëniet e kreut të qeverisë shpesh përcjellin mesazhe të koduara, ndërsa sonte ka zgjedhur një frazë të ish-kryeministrit italian në vitet 1945-1953, Alcide De Gasperi.
“Politikani mendon për zgjedhjet e ardhshme, shtetari për brezat e ardhshëm,” shkruhet në postimin e kryeministrit.
Këto mesazhe të kryeministrit Rama vijnë pas fitores në zgjedhjet e 25 prillit që i dha atij mandatin e tretë.