Moti të hënën e të martën, 7 - 8 qershor 2021

Shqipëria

Moti të hënën e të martën, 7 - 8 qershor 2021

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 07:22
Foto Ilustrim

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga masa ajri të paqëndrueshme të cilat do të ifluencojë mot të me reshje shiu në vendin tonë gjatë kësaj jave.

E hënë, 7 qershor 2021

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu me stuhi të izoluara. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.   

Temperaturat:

Zona malore       13/25°C

Zona e ulët         14/28°C

Zona bregdetare  16/27 °C

Kosova, e hënë, 7 qershor 2021

Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe reshje shiu me stuhi. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 13 °C  në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 24 °C.

E martë, 8 qershor 2021

Moti do të jetë me vranësira mesatare  dhe reshje shiu të herëpashershme. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.   

Temperaturat:

Zona malore       11/22°C

Zona e ulët         14/27°C

Zona bregdetare  16/26 °C

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat