Detaje/ Vrasja e biznesmenit të njohur në Ksamil, viktima kishte punuar si emigrant në Angli

Shqipëria

Detaje/ Vrasja e biznesmenit të njohur në Ksamil, viktima kishte punuar si emigrant në Angli

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 09:14
Gramoz Mema

Detaje të reja zbulohen nga vrasja në Ksamil, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:45.

Mësohet se viktima Gramoz Mema ka qenë prej disa vitesh emigrant në Angli. Ai ishte kthyer para dhjetë vitesh dhe jetonte me nënën, ndërsa ishte i pamartuar.

Në Sarandë e Ksmail njihej si person i qetë dhe pa probleme. Ai ishte pronar i një lokali dhe shtëpinë e tij e jepte me qira gjatë sezonit turistik.

Thuhet që përveç shtëpisë në Ksamil viktima ka edhe një shtëpi tjetër në Tiranë. Trupi i viktimës ndodhet në morgun e Sarandës, ku pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjeko-ligjore.

Ndërsa policia është duke hetuar për rastin dhe nuk ka dalë ende me ndonjë konkluzion për shkakun dhe autorët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat