Tre të moshuar nga Pogradeci i kanë kërkuar drejtësi në vend ambasadores amerikane Yuri Kim teksa ajo po kalonte pranë tyre tek Pedonalja e qytetit bashkë me kryeprokurorin Olsian Çela.
“Duam drejtësi”, shprehen ata duke kërkuar edhe nga Zoti ndihmë për arritjen e këtij objektivi.
Kim ishte bashkë me Kryeprokurorin Olsian Çela sot në Pogradec.
Ajo ka deklaruar nga andej se duhen hetuar medoemos krimet zgjedhore gjatë zgjedhjeve të 25 prillit.