Videot në tik-tok, KLGJ merr vendimin, pezullohet nga detyra gjyqtarja Enkeleda Kapedani

Shqipëria

Videot në tik-tok, KLGJ merr vendimin, pezullohet nga detyra gjyqtarja Enkeleda Kapedani

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 16:06
Foto ilustrim

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur të pezullojë nga detyra kryegjyqtaren në detyrë të Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, pas publikimit të videove në rrjetin social “Tik-Tok”.

Ishte ILD që kërkoi nga KLGJ pezullimin dhe shkarkimin e gjyqtares Kapedani, pas videove që gjyqtarja publikonte në tik-tok.

Kreu i ILD-së, Artur Metani, tha gjatë seancës së sotme gjyqësore se ekzistojnë kushtet që gjyqtarja të pezullohet.

“Në rastin konkret ekzistojnë kushtet ligjore për caktimin ndaj magjistrates Enkeleda Kapedani të masës provizore të pezullimit nga ushtrim i detyrës deri në përfundimin e procedimit disiplinor, për shkak se vazhdimi i magjistratit në detyrë diskrediton rëndë figurën dhe pozitën e magjistratit.”, tha Metani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat