Prej disa ditësh kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Agron Shehaj po vijon fushatën nëpër Shqipëri.
Ai po kërkon votat për të fituar përballë kandidatëve Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli dhe Edit Harxhi.
Mirëpo, nga të gjithë mbështetësit ai që ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë reperi Stresi, babai i të cilët ka qenë ish-truprojë e Sali Berishës.
Reperi ka komentuar: “Të priftë e mbara”, duke lënë të kuptohet se në këtë garë mbështet Shehajn.
Kujtojmë që Stresi prej vitesh ka deklaruar publikisht se është një ndër përkrahësit më të mëdhenj të Berishës.