Rama publikon shifrat, ja sa vaksinime janë kryer deri më tani në Shqipëri

Shqipëria

Rama publikon shifrat, ja sa vaksinime janë kryer deri më tani në Shqipëri

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 21:18
Edi Rama

Shqipëria ka arritur në kuotën e 800.000 vaksinimeve nga COVID-19.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një fotoje të publikuar në “Facebook”.

Kujtojmë që në Shqipëri janë duke u përdorur një sërë vaksinash anti-COVID, duke nisur nga Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac, ndërsa vlen për t’u theksuar se objektivi i qeverisë është që të arrihet në kuotën e 1 milionë shqiptarëve të vaksinuar.

Deri më tani në vend janë duke u vaksinuar grupmosha dhe kategori të ndryshme, duke nisur që nga mjekët, mësuesit, punonjësit e policisë, gazetarët, të moshuarit plus 60, të sëmurët kronikë, punonjësit e rrjetit të hotelerive si dhe punonjësit e transportit publik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat