Vrau mikun, autori nuk pendohet për krimin. Sherri pas një konflikti banal, viktima ndërroi jetë rrugës për në spital

Shqipëria

Vrau mikun, autori nuk pendohet për krimin. Sherri pas një konflikti banal, viktima ndërroi jetë rrugës për në spital

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 09:31
Foto ilustrim

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur këtë paradite në një fshat të Peqinit.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “Balkanweb” detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Mësohet se dy personat ishin miq me njëri-tjetrin dhe kanë nisur konflikt që ka degjeneruar deri në përdorim të armëve.

Fillimisht 45-vjeçari i plagosur është dërguar nga të afërmit në spital, ku edhe ka humbur jetën.

Policia ka bërë me dije se është prangosur shtetasi L.B, i dyshuar për vrasjen. Është sekuestruar edhe arma e zjarrit e përdorur në ngjarje, që do të çohet në laborator, për të parë nëse është përdorur në ngjarje të tjera.

Autori nuk është penduar. Autori ka qenë në fshatin e tij, kurse viktima ka shkuar pranë fshatit të autorit, ku janë përfshirë në konflikt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat