Voltana Ademi letër drejtuar ambasadorëve: Kërkojmë vëmendjen tuaj në monitorimin e zhvillimeve të fundit

Shqipëria

Voltana Ademi letër drejtuar ambasadorëve: Kërkojmë vëmendjen tuaj në monitorimin e zhvillimeve të fundit

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 09:39
Voltana Ademi

Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi i ka dërguar nnë letër ambasadorëve në Republikën e Shqipërisë.

Letra e Ademit  lidhet me mbledhjen e Komitetit Drejtues për të organizuar Asamblenë e jashtëzakonshme të Shoqatës së Bashkive.

"Qëllimi i kërkesës për mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme është për mbrojtjen e interesave të Shoqatës gjatë përfaqësimit të saj në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019," thuhet në letër.

Qartësisht shprehet qëllimi për të zgjedhur të ashtuquajtura “organe te reja drejtuese të shoqatës” para zhvillimit të seancës gjyqësore në Gjykatën Kushtetuese, e cila zhvillohet më datë 23 qershor 2021, sipas letrës drejtuar ambasadorëve.

Në mbyllje të letrës, Ademi kërkon vëmendjen e ambasadorëve në lidhje me monitorimin e zhvillimeve të fundit, pasi çdo veprim me prapavijë politike dhe arbitrare cenon hapur parimet e shtetit ligjor dhe demokracisë vendore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat