Banorët e fshatit Lumas, Kuçovë ditën e djeshme, 7 qershor protestuan për ndërtimin e ujësjellësit nga bashkia.
Policia e Kuçovës ka filluar procedimin penal për 15 persona, të gjithë banues në Lumas, Kuçovë.
Sipas polcisë këta shtetas, , në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë grumbulluar në fshatin Lumas duke manifestuar në mënyrë të paligjshme, kanë bllokuar rrugën, nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, duke i penguar dhe kundërshtuar në përmbushjen e detyrave të tyre në mbështetje të Bashkisë Kuçovë, për realizimin e investimit për ujësjellësin në fshatin Lumas.
Të proceduar penalisht janë shtetasit R. S., A. Sh., P. S., N. Ll., G. S., M. Ll., I. Sh., B. Sh., B. S., R. Sh., I. Sh., F. S., N. Ll., D. S., G. Ll.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.