Rama: Në 2 javët e fundit Shqipëria dhe Islanda, 2 vendet me më pak raste infektimesh në Europë

Shqipëria

Rama: Në 2 javët e fundit Shqipëria dhe Islanda, 2 vendet me më pak raste infektimesh në Europë

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 10:40
Edi Rama

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka bërë të ditur këtë të martë se Shqipëria është një nga 2 vendet me më pak të infektuar me COVID-19 në kontinentin europian.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama shkruan se sipas të dhënave të dy javëve të fundit mësohet se ulja e rasteve të infektuara e ka klasifikuar Shqipërinë dhe Islandën si dy vendet më me pak infektimesh në kontinentin tonë.

“Në matjen globale të dy javëve të fundit për uljen e rasteve të infektimeve, Shqipëria dhe Islanda, figurojnë si dy vendet me më pak raste infektimesh në kontinentin tonë”, shkruan Kryeministri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat