Ekzekutimi në Peqin/ Banorët të tronditur: Na janë bërë vrasjet si program televiziv

Shqipëria

Ekzekutimi në Peqin/ Banorët të tronditur: Na janë bërë vrasjet si program televiziv

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 12:11
Ekzekutimi në Peqin/ Banorët të tronditur: Na janë bërë vrasjet si program televiziv

Banorët e fshatit Gjocaj në Peqin shprehen të tronditur nga vrasja e 44-vjeçarit Ylber Xhahysa.

Ata thanë për mediat se viktima nuk ishte problematik, por përkundrazi, një njeri korrekt.

“Viktima ishte çun i mirë shumë. Nuk ishte problematik, ishte korrekt. Autorin nuk e njoh.”

Nga ana tjetër, një prej banorëve tha se vrasjet janë kthyer në makth për shqiptarët.

“Nuk di gjë nëse kanë patur konflikte. Është ngjarje tronditëse. Shumë e rëndë. Është bërë si program në TV tani kjo punë, kështu po ndodhin ngjarjet në Shqipëri. Vrit këtu e vrit aty. Viktima ishte njeri i mirë”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat