“Kolegji Zgjedhor ka humbur shansin të zbardhë të vërtetën e 25 prillit” deklaroi përfaqësuesi ligjor i PD-së, Marash Logu në një prononcim për median pas vendimit të Kolegjit.
Kolegji Zgjedhor rrëzoi sot kërkesën e PD-së për përjashtimin e 7 (nga ) gjyqtarëve pasi me pretendimin se do të vazhdonin të jepnin qëndrime kundër.
“Nuk ka kuptim që ti kërkon përjashtimin e Marashit dhe Marashi vendos nëse duhet të largojë ai veten apo jo. Ne kemi propozuar zgjidhjen si do të ndodhte por ky kolegj e refuzoi” u shpreh ai.
Prevalon vazhdimësia institucionale e Kolegjit Zgjedhor. Neni 151 i Kodit i ka përcaktuar Kolegjit të drejtën për të vendosur lidhur me kërkesat e tij e argumentuan gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor.