Deputetja 22 vjeçare flet për rrugëtimin në politike: Sot është e vështirë të ngresh zërin

Shqipëria

Deputetja 22 vjeçare flet për rrugëtimin në politike: Sot është e vështirë të ngresh zërin

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 13:06
Andia Ulliri

Andia Ulliri, deputetja 22 vjeçare e PD, është deputetja më e re e parlamentit që do të formohet në shtator të 2021. Andia gjithashtu është studente arkitekture.

Ajo flet për rrugëtimin e saj në politikë, në emisionin Ditë e Re, me moderatorë  Arjola Shehu dhe Arjon Muça dhe thkeson se është me fat që do të përfaqësojë zonën e saj, Durrësin dhe zërin e rinisë  në parlamantin shqiptar.

"Hyrja ime në politikë ka qënë fati im më i mirë, sepse përfaqësoj zonën time, por nuk mund të them që është një rrugë e lehtë, por as e vështirë. Thjesht mund të them që është një rrugë, për të cilën jam optimiste. Thirrja ime është të jem, zëri i të rinjve në parlament, duke qënë se jam dëshmitare e atyre që kanë kaluar,  edhe protestave, siç ishte protesta studentore, nga u kuptua që brezi i ri nuk është i kënaqur me vendin që po jeton."

Ajo shton se politika për të është një sfidë  e dytë, pasi studion arkitekturë, një degë mjaft kërkuese dhe e vështirë.

"Kam marrë një sfidë të dytë, për shkak se dhe arkitektura është sfidë më vete, një nga dëgët më të vëshira, por është një degë e bukur."

Andia thotë se statusi i deputetes e ka privuar nga disa aktivitete dhe kënaqësi, fakt që nuk përbën problem për të, pasi politika është një ndër gjërat që gjithmonë ka dëshiruar në jetë.

"Si pasojë e moshës dhe fakti që jam deputete, disa kënaqësi nuk mund t'i kem më. Por nuk është problem, që më shqetëson. Nisma që kam nisur më bënë të jem më pranë brezit të ri. Miqtë e mi kanë pasur reagime nga më të mirat, kanë qënë gjithmonë pranë meje. Madje edhe më përpara më thoshin, po flet si deputete. Dhe ata sot, mendojë që thonë me plotë fjalë, që do të flas një ditë si deputete."

Ajo shprehrte se në Shqipëri është shumë e vështirë të  ngresh zërin.

"Sot është është e vështirë të ngresh zërin, sepse qeveria nuk po i jep mundësi, jo vetëm banorëve ose njerëzve të thjeshtë, por edhe medias të jenë transparentë."  

Ajo tregon se një ndër momentet e saj më të vështira në politikë ka qënë organizimi i fushatës, për shkak të masave kufizuese anti-Covid  dhe pabarazisë në krahasim me partinë në pushtet si ëdhe për shkak të moshës së re.

"Momente të vështira kam pasur, duke qënë mosha e re dhe mungesa e dijes për të bërë fushatë, sespe duhet të isha gjithmonë para njerëzve, duke folur. Në fushatë pata mundësinë ta takoja shumë njerëz, kam pasur dalje në terren , nga ku kam oparë nga afër problematikat.

Njerëzit besojnë se rinia do e sjellë ndryshimin. Jam dëshmitare e sj. Me angazhimin tim në politikë dhe inkurajimin e të rinjve që të angazhohen në poltikë do sjellë, rezultate të mira në vitet në vijim.

Organizimi i fushartës ka qënë një ndër sfidat e mija më të vështira. Duke qenë se ishim në kushtete e orarit policor, ku duhet të mbylleshim në shtëpi në orën 8 të darkës, ndërkohë pala tjetër vazhdointe fushartën dhe pas orës tetë."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat