“Me kë e ka Amerika?”, Braçe komenton vendimin e SHBA për të ndëshkuar të korruptuarit

Shqipëria

“Me kë e ka Amerika?”, Braçe komenton vendimin e SHBA për të ndëshkuar të korruptuarit

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 13:15
Erion Braçe

Zv/kryeministri Erion Braçe ka publikuar një pjesë nga memorandumi i SHBA për luftën kundër korrupsionit.

Braçe shprehet se Amerika e ka me korrupsionin, të korruptuarit dhe pasuritë e tyre. Ai thekson se dy elementë vlejnë shumë: regjistrimi i pronarëve përfitues dhe parimi i identifikimit, ngritjes dhe marrjes së pasurive të vjedhura.

Më tej ai e mbyll postimin e tij se këto janë fjalë jo të një komunisti, duke nënkuptuar dhe faktin se kjo mund të lidhet dhe me ish-kryeminsitrin Sali Berisha, i cili është shpallur person "non-grata" nga SHBA.

Shkrimi i plotë:

ME KE E KA AMERIKA?
Pyesin; pastaj pergjigjen: Me mua jo! As me mua! Me ate tjetrin! Ky eshte halli i muajit!
Ne fakt AMERIKA e ka me KORRUPSIONIN ne fillim, TE KORRUPTUARIT, PASURITE E TYRE ne fund; Ekonomine, Barazine e Aksesit, Tregjet, Lirine, Zhvillimin, Rritjen, Pabarazine, Besimin, Demokracine gjithashtu! Harrojeni hallin personal; LEXOJENI KESHTU!

Dy elemente vlejne shume per ne;

I pari-RREGJISTRI I PRONAREVE PERFITUES, sa me pare efektiv, ky eshte muaji;

I dyti-Parimi i IDENTIFIKIMIT, NGRIRJES DHE MARRJES SE PASURIVE TE VJEDHURA.
*Pjeseza nga MEMO-ja amerikane;

Politika:
Korrupsioni gërryen besimin e publikut; pengon qeverisjen efektive; shtrembëron tregjet dhe barazinë e aksesit tek shërbimet; zhvlerëson përpjekjet e zhvillimit; kontribuon në brishtësinë kombëtare, në ekstremizëm dhe migrim; dhe u siguron udhëheqësve autoritarë mjetin për të minuar demokracitë në të gjithë botën.

Kur udhëheqësit vjedhin nga shtetasit e kombeve të tyre ose kur oligarkët hedhin tutje shtetin e së drejtës, rritja ekonomike ngadalësohet, pabarazia zgjerohet dhe besimi në qeverisje bie pikiatë.

Në aspektin financiar, kostot e korrupsionit janë marramendëse. Është vlerësuar se veprimet e korrupsionit lundrojnë midis 2-5% nga prodhimi i brendshëm bruto global….

(b) Luftimin e të gjitha formave të financimeve të paligjshme në Shtetet e Bashkuara dhe sistemet ndërkombëtare financiare, duke përfshirë zbatimin e fuqishëm të ligjit Federal që u kërkon kompanive të Shteteve të Bashkuara të raportojnë pronarin ose pronarët e tyre përfitues në Departamentin e Thesarit; uljen e sekretit financiar “offshore”; përmirësimin e ndarjes së informacionit;

(c) Mbajtjen përgjegjës të individëve të korruptuar, organizatave ndërkombëtare kriminale, si edhe ndërmjetësuesit e tyre, duke përfshirë këtu sipas rastit, identifikimin, ngrirjen dhe rikuperimin e pasurive të vjedhura, nëpërmjet rritjes së informacionit të shkëmbyer dhe hetimeve, goditjes së krimit penal dhe civil, këshillimeve, sanksionimeve apo formave të tjera të mundshme të cilat çojnë edhe në kthimin e aseteve në përfitim të shtetasve të dëmtuar nga korrupsioni…
VO: nuk jane fjalet e nje komunisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat