Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Fabian Vukajn.
Fabian Vukaj, 55-vjeç vrau me pistoletë në dhomën e gjumit motrën e tij Diana Vukaj.
Shkak për këtë krim të rëndë janë bërë 4 mijë euro që motra i kishte shpenzuar për blerjen e disa mobileve, të cilat autori i kërkonte për veten e tij pasi luante bixhoz.
Mes konflikteve të vazhdueshme që kulmuan pak ditë më parë, autori në gjendje të dehur, qëlloi 4 herë me armë zjarri motrën e tij të madhe, Diana.
Ajo që e bën më tragjike këtë vrasje është se 55-vjeçari pasi e ka vrarë e ka lënë trupin e saj të pajetë në krevat për më shumë se 3 ditë. Kanë qenë fqinjët ato që pasi nuk kanë parë Dianën në lagje, që kishte vetëm pak kohë që kishte mbërritur nga Gjermania, kanë njoftuar policinë.