Kryeministri Edi Rama është takuar me homologun e tij hungarez Viktor Orban gjatë vizitës së tij në Hungari.
Përmes një postimi në Facebook zoti Rama shprehet se u diskutua mbi bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë.
Hungaria është një mbështetëse e palëkundur e Shqipërisë, sipas zotit Rama.
"Budapest - Një ditë e veçantë pune me kryeministrin Viktor Orbán dhe delegacionet përkatëse, mbi bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë, ku Hungaria është historikisht një mbështetëse e palëkundur," shkruhet në postimin e kryeministrit.