Bashkimi Shqipëri-Kosovë/ Ditmir Bushati: Ja pse kjo ide duhet të vihet në zbatim

Shqipëria

Bashkimi Shqipëri-Kosovë/ Ditmir Bushati: Ja pse kjo ide duhet të vihet në zbatim

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 16:57
Ditmir Bushati

Për ish ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati ideja e bashkimit Shqipëri-Kosovë duhet të vihet në zbatim menjëherë.

Në një intervistë për IBNA, Bushati deklaroi se Shqipëria është një vend anëtar në NATO dhe si e tillë duhet të vazhdojë të konsolidojë sistemin e saj demokratik dhe ekonomik, ndërsa Kosova sipas tij duhet të përmbyllë dhe konsolidojë shtetësinë e saj.

Ndaj ish ministri i Jashtëm e sheh të domosdoshëm rolin e Shqipërisë për stabilitetin demokratik dhe integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE.

“Në të vërtetë nuk e di përse kjo pyetje bëhet sërish. Shqipëria është një anëtare e NATO-s dhe duhet të vazhdojë të konsolidojë sistemin e saj demokratik dhe ekonomik, në mënyrë që të bëhet pjesë e familjes së BE. Siç e ka thënë edhe shkrimtari ynë i mirënjohur, Ismail Kadare: “Europa është gjendja e natyrshme e Shqipërisë. E vetmja”.

Në të njëjtën kohë, Kosova duhet të përmbyllë dhe konsolidojë shtetësinë e saj. Në këtë mënyrë, roli i Shqiptareve për stabilitetin demokratik dhe integrimin e shteteve te Ballkanit Perëndimor në BE do të vazhdojë të mbetet instrumental”, tha Bushati.

Ish ministri i Jashtëm komentoi edhe krizën mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe përpjekjet e tij me homologun grek për të qetësuar ujrat.

“Nuk do të ishte  drejt ta përkufizonim të gjithë procesin që kemi drejtuar së bashku me Nikos Kotzias, nën mbikëqyrjen e Kryeministrave të Shqipërisë dhe Greqisë, si një proces që nuk arriti të prodhonte asnjë rezultat.

Ne punuam shumë për të rikthyer besimin midis shteteve dhe ekipeve respektivë. Besimi është një element i rëndësishëm në marrëdhëniet ndërkombëtare, ashtu siç ai është edhe në jetën e përditshme kur angazhohemi me dikë ose në një projekt. Në këtë aspekt, ne ja dolëm në mënyrë të suksesshme t’i japim zgjidhje shumë problematikave, të cilat kanë një efekt praktik tek qytetarët.

Sigurisht, vazhdojnë të mbeten problematika të mbetura pezull të cilat duhet të zgjidhen. Kushtet janë pjekur për të ecur para me kurajo dhe vendosmëri. Na duhet një vizion largpamës në mënyrë që të sjellim në jetë energjinë dhe potencialin e marrëdhënieve Shqipëri-Greqi”, tha Bushati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat