Situata nga Covid/ Yuri Kim: SHBA e konsideron Shqipërinë me nivel të ulët rreziku të infektimit

Shqipëria

Situata nga Covid/ Yuri Kim: SHBA e konsideron Shqipërinë me nivel të ulët rreziku të infektimit

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 17:10
Yuri Kim

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA e ka cilësuar Shqipërinë si një vend me nivel të ulët të rrezikut të infektimit nga COVID.

Lajmin e ka publikuar ambasadorja Yuri Kim në rrjete sociala duke thënë se ky është një lajm i mirë për të gjithë ata që duan të vijnë në vendin tonë.

“Që nga 7 qershori, CDC ka azhurnuar Shqipërinë në “Niveli 1: Niveli i ulët i COVID-19”.

Ky është një lajm i mirë për amerikanët që dëshirojnë të udhëtojnë në Shqipëri për argëtim ose biznes. Shikoni bashkangjitur për rekomandimet e CDC“, shkruan Kim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat