“Misionin tim politik e kam mbyllur”, Nora Malaj tërhiqet nga LSI: Nuk u vlerësova e as nuk u votova

Shqipëria

“Misionin tim politik e kam mbyllur”, Nora Malaj tërhiqet nga LSI: Nuk u vlerësova e as nuk u votova

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 21:24
Nora Malaj

Ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj ka njoftuar se do të tërhiqet nga politika pas 20 vitesh që ka dhënë kontributet e saj.

Në një intervistë, Malaj bëri me dije se e ka mbyllur misionin e saj politik dhe se në përfundim i ka duart të pastra.

Ajo tha se e do forcën politike ku ka qenë pjesë dhe nuk e quan veten të anashkaluar, por ajo ishte e teta në listë dhe nuk u vlerësua e as nuk u votua.

“Politika duhet të jetë e ftohtë e drunjtë për të bërë një analizë të plotë. Deri më tani jemi në momentin e vlerësimit të situatës. Pas krimit zgjedhor po analizojmë të gjithë skenën. Misionin tim politik e kam mbyllur. Kontributi im prej 20 vitesh në politikë ka qenë shumë luajal. Jam ndër të paktat politikane që i kam duart e pastra dhe asnjëherë se kam tradhëtuar misionin tim. Politikës i duhen njerëz me personalitet e të guximshëm. Shtatori do sjellë një qasje tjetër të vendimarrjes politike. E dua forcën politike me të cilën është themeluar dhe skam shanse ta quaj veten te anashkaluar nga kjo forcë. I dhashë mundësitë e mia. Isha e teta në listë u vlerësova dhe s’u votova”, deklaroi  Malaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat