Veto për negociatat, Rama: Problemet mes dy miqve duhet të zgjidhen mes tyre

Shqipëria

Veto për negociatat, Rama: Problemet mes dy miqve duhet të zgjidhen mes tyre

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 21:32
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama të martën ka bërë thirrje nga Sofja për një zgjidhje mes Bullgarisë e Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se të dy vendet mund t’i tejkalojnë barrierat nëse ka vullnet të mirë.

Rama thotë se ku ka dëshirë ka zgjidhje, dhe me vullnet të mirë Maqedonia e Veriut e Bullgaria mund të tejkalojnë barrierat.

Ai thotë se Shqipërinë asgjë nuk e ndan nga konferenca e parë ndërqeveritare, por momentalisht po respekton Bullgarinë e Maqedoninë e Veriut.

Rama: Do të thoja që është shumë e rëndësishm, absolutisht, për ne si Shqipëri ta shohim këtë çështje të zgjidhur. Është mjaft e ndjeshme këtu, edhe në vendin tonë vëlla të Maqedonisë së Veriut.Por ndërkohë jemi të përfshirë në këtë gjë në mënyrë të pavllnetshme, Shqipëria e Maqedonia po presin vendimin e Këshillit Europian për çeljen formalisht të negociatave. Siç janë gjërat, besoj fort se mes dy vendeve ka mundësi të mjaftueshme për të intensifikuar dialogun për të zgjidhur bashkë, ka kaq shumë gjëra që i bëjnë të dyja vendet e dy popujt në Bullgari e Maqedoni, kaq popuj të afërt, për një të ardhme të përbashkët. E pavarësisht sa të vështira mund të jenë këto çështje, kur ka dëshirë ka zgjidhje. Me vullnet të mirë mund të tejkalohet.Dua të theksoj se Shqipëria është duke e respektuar këtë, aktualisht do të vazhdojmë të ecim së bashku me Maqedoninë e Veriut por shtrohet pyetja sa kohë kërkon e sa gjatë mund të presim.Siç e thashë aktualisht jemi në rregull edhe pse është e qartë që kemi përmbushur kushtet. Asgjë s’na ndan nga konferenca e parë ndërqeveritare. Do të respektojmë siç thashë në këtë moment të dy miqtë e vendet mike që duhet ta zgjidhin këtë. Sigurisht besojmë fort, besoj që mbi të gjitha duhet zgjidhur mes dy vendeve, mes dy popujve e dy udhëheqësve. Të tjerët mund të ndihmojnë, por nuk besoj vërtet që të tjerët mund të bëjnë apo zëvendësojnë atë çka dy palët supozojnë të bëjnë e të bëjnë. Shpresoj të ndodhë shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat