Tiranë/ 18-vjeçarja tenton t’i japë fund jetës

Shqipëria

Tiranë/ 18-vjeçarja tenton t’i japë fund jetës

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 09:29
Foto ilustrim

Një adoleshente ka tentuar t’i japë fund jetës duke konsumuar disa medikamente, ndërsa ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Hoxha Tahsim” dhe 18-vjeçarja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 08.06.2021, në rrugën “Hoxha Tahsim”, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike ka konsumuar disa medikamente, shtetasja A. H., 18 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat