Kryeministri Edi Rama ka përfunduar ditën e sotme vizitën dy ditore në Hungari dhe Bullgari ku zhvilloi takime për procesin e hapjes së negociatave.
Gazetarja Esiona Konomi raporton për abcnews.al se Rama do të jetë në Kuvend në seancën ku socialistët do të votojnë shkarkimin e presidentit Ilir Meta, ku do të mbajë edhe një fjalë në foltoren e parlamentit.
Nga ana tjetër kreu i shtetit ka vijuar normalisht aktivitetet e parashikuara në presidencë, ku gjatë paradites së sotme do të zhvillohet një aktivitet kulturor me Ansamblin Folklorik të Dibrës “Hazis Ndreu”.
Presidenca ka njoftuar se Meta do të nderojë me tituj edhe disa nga personalitetet e shquara të këtij Ansambli, si dhe do të mbajë një fjalë rasti.