Pas paraqitjes së raportit të posaçëm për shkarkimin e presidentit Meta të lexuar nga kryekomisioneri Alket Hyseni, deputeti i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi ka kërkuar që të njihet me raportin e plotë së bashku me firmën e ekspertit ligjor, ku vërtetohet shkarkimi i presidentit.
“Na e vini në dispozicion materialin e plotë të firmosur nga ekspertët mos na bëni kështu lojëra fjalësh dhe të na trajtoni si fëmijë”, tha Alimadhi.
Ndërsa drejtuesja e seancës, Vasilika Hysi u shpreh se “të gjithë kanë të drejtën për të marrë materialet e kërkuara.
Nëse ju nuk keni certifikatën e sigurisë, ju nuk mund të keni akses. Kjo nuk është për të dhënë mësim apo leksion”.