Në Kuvend përgatitet shkarkimi i tij/ Meta shfaqet i qetë

Shqipëria

Në Kuvend përgatitet shkarkimi i tij/ Meta shfaqet i qetë

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 11:53
Ilir Meta

Ndërkohë që parlamenti po zhvillon sot seancën e posaçme për shkarkimin e tij, presidenti Ilir Meta ka organizuar një pritje në Presidencë. 

Tejet i qetë dhe me buzëqeshje në fytyrë, Meta priti artistë të ansamblit të Dibrës “Hazis Ndreu”.

Kreu i Shtetit tha se do lexojë për herë të tretë veprën e Kristo Frashërit për Dibrën.

"Jemi borxhlinj ndaj kësaj treve që promovon art të jashtëzakonshëm", u shpreh ai.

Nismën e dytë për rrëzimin e presidentit Ilir Meta socialistët kësaj here janë më të vendosur për ta çuar deri në fund, duke e votuar në një seancë parlamentare. Ndryshe nga nisma e parë maxhoranca e fali Metën.

Për votimin e raportit për shkarkimin e presidentit Parlamentit i nevojiten 94 vota.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat