Dalin detaje/Xhelozia solli masakrën me sëpatë e më pas vetëvrasjen, dyshonte se gruaja e tradhtonte me...

Shqipëria

Dalin detaje/Xhelozia solli masakrën me sëpatë e më pas vetëvrasjen, dyshonte se gruaja e tradhtonte me...

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 14:38
Qemal Bici dhe Menturie Bici

Qemal Bici 56-vjeç masakroi me sëpatë bashkëshorten  e tij, Menturie Bici 53-vjeçe. Vrasja makabre e gruas u regjistrua pasditen e së hënës dhe erdhi pas rreth 30 vitesh martesë të çiftit.

Pas krimit, 56-vjeçari i dha fund jetës duke u vetëvarur në pemë pranë banesës. Sipas burimeve, autori i krimit dyshon- te se gruaja e tij e tradhtonte  me një mësues, i cili dikur kishte punuar si drejtor shkolle në fshatin Dragostujë.

Më pas, arsimtari u transferua në një shkollë tjetër të Librazhdit, si mësues i thjeshtë. Pavarësisht transferimit, konfliktet midis çiftit kishin vazhduar, pasi burri dyshonte se bashkëshortja e vazhdonte lidhjen me arsimtarin, konflikt i cili kulmoi  pasditen e së hënës që përfundoi me vdekjen e të dyve.

Ende nuk dihet saktësisht se çfarë ka ndodhur në banesën e çiftit para aktit tragjik të vrasjes, pasi ata kanë qenë të vetëm në shtëpi dhe me ardhjen e djalit të tyre 20-vjeçar në banesë, gjithçka kishte përfunduar.

I riu i ka gjetur nënën të masakruar në shtëpi dhe më pas babanë të  varur në pemë, të dy pa shenja jete. Pas kësaj, edhe banorët e lagjes janë grumbulluar në shtëpinë e viktimave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat