Edi Rama ka votuar publikisht për shkarkimin e presidentit duke mos marrë mundimin për të shkuar në “kabinën e fshehtë”.
Ai ka marrë fletën dhe ka nënshkruar hapur mbi foltoren e kuvendit, pro shkarkimit.
“Ilir Meta ka zhgarravitur fytyrën e shtetit shqiptar në marrëdhënie me përfaqësitë e bashkësisë demokratike ndërkombëtare në Shqipëri.
Meta i ka humbur plotësisht e përfundimisht të gjitha shanset që i janë dhënë bujarisht në mënyrë të përsiëritur për tu krthyet në binarët e arsyes morale e ligjore” ishte shprehur Rama në fjalën në kuvend.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/09/auto_Screenshot_20210609-144129_Gallery1623243344.jpg)