Katër kandidatë për kryetar të PD do ti nënshtrohen në 13 qershor votës së 75 mijë anëtarëve. Komisionerët do të kenë të drejtë të shohin listën e plotë të zgjedhësve, një pjesë të së cilës i është hequr e drejta për të qenë pjesë e procesit. Vendimi për ta u bë pasi u renditën me forca të tjera politike
“76 komisionet që do të ngrihen në 71 degë të PD, nuk mundet bë bëhen pjesë e votimit, ata anëtarë të PD që në fushatën e fundit zgjedhore, kanë qenë anëtarë komisionerë, vëzhgues, dhe kanë qenë aktivistë të partive të tjera politike, jashtë koalicionit të PD me aleatët.”
Komisionet do të kenë 3 anëtarë si dhe vëzhguesit e kandidatëve, nga të cilët vetëm Basha ka paraqitur listën. Komisioni ka gjetur problem në emrat e paraqitura prej Shehajt.
“Përfaqësues të tre kandidatëve të tjerë deri mbrëmë nuk kanë sjellë asnjë emër. Shehaj dorëzoi një listë që pasi verifikuam, rezultoi se asnjëri prej tyre nuk ishte pjese e PD. Ishte një listë blof.”
Përballë Bashës që kërkon mandatin e tretë në PD janë Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli dhe Edith Harxhi.