Akuzohet për grabitjen në Rinas, dëshmitari i drejtësisë: Më kanë ushtruar presion!

Shqipëria

Akuzohet për grabitjen në Rinas, dëshmitari i drejtësisë: Më kanë ushtruar presion!

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 16:06
Foto

Një nga të arrestuarit për grabitjen në Rinas, më 9 prill, Alkond Brengasi, ka mohuar çdo akuzë që i është bërë deti tani para trupit gjykues në GJKKO.

Brengasi, kushëri i Klement Çalës, i cili akuzohet për grabitje, grup të strukturuar dhe armëmbajtje dhe prodhim municionesh, pretendon që i është ushtruar presion fizik dhe psikologjik gjatë marrjes në pyetje.

“E lidha marrëveshjen me drejtësinë dhe vetëm e  kam firmosur pasi kam pasur presion”, tha ai.

Dëshmitari i drejtësisë foli për më shumë se një orë në seancën me dyer të mbyllura thanë burime për gazetaren Anila Hoxha.

SPAK kërkoi njohjen e dëshmisë se Alkond Bengasit gjatë hetimeve paraprake.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat