Ndryshim drastik i motit, ja si parashikohet e enjtja

Shqipëria

Ndryshim drastik i motit, ja si parashikohet e enjtja

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 18:01
Foto ilustrim

Nesër pritet mot i keq, me shi, breshër dhe rrebeshe. Sherbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se dita e enjte do të vijojë të mbetet në qarkullimin e masave ajrore të paqendrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në oret e mesditës të cilat do të pasohen nga reshje shiu në jug, qendër dhe zonat malore në veri dhe lindje te territorit.

Përkohësisht reshjet do të marrin karakter shtrëngatash me rrebeshe shiu e breshëri.

Era do të fryjë nga veriperëndimi 1-8m/s, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 12m/sek. Valëzimi në dete i forcës 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

zonat malore 12°C deri në 25°C

zonat e ulëta 17°C deri në 30°C

zonat bregdetare 15°C deri në 28°C

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat