Greqia i dhuron Shqipërisë 20 mijë vaksina

Shqipëria

Greqia i dhuron Shqipërisë 20 mijë vaksina

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 18:02
Ilustrim

Ambasada shqiptare në Greqi në një postim në Facebook konfirmon lajmin e pak ditëve më parë se Athina do i dhurojë vendit tonë 20 mijë vaksina kundër COVID-19.

“Sipas deklaratës zyrtare së zëdhënëses së qeverisë greke znj. Aristotelia Peloni, Greqia fqinje do t’i dhurojë Shqipërisë 20.000 doza të vaksinës kundër Covid-19, siç bëjnë shumica e vendeve evropiane për fqinjët e tyre të afërt.

Ecim përpara në bashkëpunimin mes dy vendeve dhe në projektet tona të përbashkëta. Faleminderit” mbyllet postimi i ambasadës shqiptare në Athinë.

E ndërsa nuk dihet se cfarë vaksinash do të bëjë dhuratë, vendi fqinj 20 mijë vaksina do i japë edhe Maqedonisë së Veriut në luftën kundër COVID-19.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat