Gjendet një makinë e djegur në kufi me Greqinë, dyshohet se u përdor për vrasjen në Ksamil

Shqipëria

Gjendet një makinë e djegur në kufi me Greqinë, dyshohet se u përdor për vrasjen në Ksamil

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 19:50
Vetura e djegur

Policia e Sarandës ka gjetur një makinë plotësisht të djegur pranë kufirit me Greqinë. Autoritetet dyshojnë se ky automjet tip “Benz” mund të jetë përdorur në vrasjen e Gramoz Memës.

40-vjeçari u ekzekutua më 6 qershor në Ksamil dhe ende për këtë ngjarje nuk ka persona të dyshuar.

Sipas policisë, makina është djegur plotësisht duke mos lënë mundësinë për zbulimin e provave.

Hetuesit dyshojnë se në vrasje kanë marrë pjesë katër persona, të cilët pasi kanë djegur makinën mund të jenë larguar në drejtim të Greqisë.

Mbi këtë ngjarje pista e policisë dyshohet se është ajo e një konflikti bë Greqi ku 40-vjeçari udhëtonte shpesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat