Kuvendi e shkarkoi, Ilir Meta asnjë deklaratë

Shqipëria

Kuvendi e shkarkoi, Ilir Meta asnjë deklaratë

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 22:30
Ilir Meta

Me 104 vota pro, shtatë kundër dhe pesë vota abstenuese deputetët shqiptarë u deklaruan për shkarkimin e presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Kjo gjë u arrit meqë shumica e deputetëve janë socialistë.

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, nuk hezitoi që pas procesit të votimit t’i thotë ca fjalë për shefin e shtetit sa i përket shkeljeve që i ka bërë.

Megjithatë i saposhkarkuari nga Kuvendi dhe që mbetet të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese nuk doli me ndonjë deklaratë zyrtare.

Në ndërkohë, Partia Demokratike vendimin e shkarkimit të Ilir Metës e cilësoi si shkelje të aktit më të lartë juridik.

Kjo iniciativë për shkarkim të shefit të shtetit shqiptar erdhi pasi që Komisioni Hetimor konstatoi se Ilir Meta u kthye në frymëzues të dhunës duke shkelur disa nene të Kushtetutës dhe se ka qenë i përfshirë në fushatë elektorate, ku pos këtyre pretendohet se ndërhyri edhe në disa institucione të pavarura.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat