Pas shkarkimit të Metës, Rama mbledh Kongresin e PS

Shqipëria

Pas shkarkimit të Metës, Rama mbledh Kongresin e PS

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 22:50
Edi Rama Edi Rama

Partia Socialiste ka vendosur të mbledhë Kongresin të shtunën, më 12 qershor.

Kongresi do të mbahet në orën 17:30 në stadiumin "Air Albania".

Ky organizim në 30-vjetorin e PS-së, vjen pas një momenti të rëndësishëm për socialistët, pasi Kuvendi votoi për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

PS do të paraqesë vizionin për Shqipërinë 2030 dhe angazhimet kryesore të programit qeverisës. Një analizë do ti bëhet dhe rezultatit të 25 prillit, ku PS ka fituar mandatin e 3. Në fokus do të jetë rizgjedhja e strukturave, hapja e partisë dhe anëtarësimet.

Më herët socialistët i kanë zhvilluar takimet në ambiente si Amfiteatri i Liqenit apo sheshin “Skënderbej”, por duket se këtë herë zgjedhja është “Air Albania”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat