Profesori Nexhmedin Spahiu, ka thënë se e ardhmja e Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta ende nuk dihet.
Spahiu tha se e ardhmja e Metës varet nga vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe nga sjellja e amerikanëve në drejtim të tij.
“E ardhmja e Ilir Metës varet se si do të procedojë tutje Gjykata Kushtetuese”, ka thënë ai.
“Nëse mbetet president dhe nuk goditet nga amerikanët ai akoma do të jetë në lojën politike në Shqipëri”, ka shtuar Spahiu.