Një nga shumë prej deputetëve të opozitës që votoi sot në Parlament pro nismës për shkarkimin e Presidentit është edhe Besnik Troplini. Ai bën pjesë në grupin parlamentar të drejtuar nga Myslim Murrizi dhe shpeshherë ka qenë pjesë e votimeve në favor të mazhorancës socialiste.
Ndërkaq në rrjet ka qarkulluar së fundmi një foto e Troplinit duke festuar me 500 euro në ballë.
Fotoja nuk i ka shpëtuar as zëdhënësit të Presidentit Meta, Tedi Blushi.
"Deputeti me "votë" në ballë, i grupit "antikorrupsion" të murrizëve, në pritje të direktivave nga përtej "oqeanit". I siguruan çunat pushimet edhe për këtë vit! Ha ha ha" shkruan ai në facebook.
Në vijimësi janë artikuluar akuza ndaj opozitës së re se janë bërë pjesë e pazareve për të qenë patericë e PS dhe Ramës në Kuvend.